Policia në Gjilan, Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion, në bashkëpunim me Inspektorët e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale kanë bërë implementimin e një plani operativ ku kanë kontrolluar nëntë (9) barnatore nën dyshimin e bazuar se në të njëjtat qarkullojnë barëra të kundërligjshme.
Në pesë barnatore janë konfiskuar mall-barna të ndryshme si dhe disa prej tyre me urdhër të prokurorit janë mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar.