Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Komunal për Shërbime Publike, në të cilën pos anëtarëve të këtij komiteti ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.
Në këtë mbledhje me votat e të gjithë anëtarëve kryesues i Komitetit Komunal për Shërbime Publike u zgjodh këshilltari i Kuvendit Komunal, Basri Sylejmani. /2LONLINE/