Basketbollisti kosovar, Roni Koshi është rikthyer në basketbollin kosovar. Koshi i ka befasuar të gjithë me ardhjen e tij në Kosovë pasi që do të luaj për dy skuadra të ndryshme.
Roni deri më tani kishte luajtur për skuadrën e grupmoshave të rej të Galatasaray-it, kurse me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen edhe të përfaqsueses së Turqisë nga të cilat është ftuar ku edhe i është besuar shiriti i kapitenit.
Roni pritet që të luaj me skuadrën e Bashkimit por po ashtu edhe me skuadrën e ligës së parë, Vëllaznimit.