Kf.Bashkimi nga Koretini i Dardanës ka trensferuar futbollistin më të ri. Bashkimi do të bëjë gara përsëri në Ligën e Dytë dhe synimi i tyre është i qartë që të rikthehen përsëri në Ligën e Parë.
Bashkimi ka transferuar sulmuesin me përvojë të gjatë në Superligë, Nikollë Dushin.
Njoftimi në rrjetet sociale nga Bashkimi:
KF Bashkimi ka arritur marrëveshje për sezonin 2019/20 me qendërsulmuesin me përvojë të madhe në Superligën e Kosovës Nikollë Dushi.
Nikollë Dushi në vitet e kaluara veshi fanellat e Vllaznimit, Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Hajvalisë në garat e superligës së Kosovës, derisa sezonin e kaluar ishte lojtar kyç i KF Ujvarës së Malishevë, i cili me golat e tij e dërgoi klubin drejt ligë së parë.
Mirë se vjen Nikollë”, thuhet ne njoftim.