(2L ONLINE) – Rëndom, sa herë që flitet rreth shprehjes “Bashkim” ndjehemi më të gëzuar, më të relaksuar e më të fuqizuar. Sepse, kaherë e kemi mësuar nga gjyshërit tanë se; “Bashkimi bënë fuqinë”. Pra, kishte me qenë e ndershme që tu gëzohemi bashkimeve shoqërore e jo t’i pengojmë ato.
Shkruan: Gani NEZIRI
Bashkimi në punë, bashkimi në luftë, bashkimi në politikë, janë këto sinonime të smirës. Të gjitha këto bashkime, janë elemente fillestare (nga hapi në hap) drejt bashkimit kombëtarë.
Pra, sa herë që në Kosovë flitet për bashkim subjektesh politike për të mirën e vendit është rendi të ndjehemi mirë ne qytetarët e saj! Kush nuk i gëzohet bashkimit të sinqertë e qëllim mirë politik, “i vdektë Nëna”, pikërisht në ditën kur ka nevojë më së shumti për të!
E çka të them tani, kur personalisht nuk besoj fare në këtë bashkim ekstremitetesh politike?! Të më besoni, nuk ndjehem edhe aq mirë kur po e kuptoj se sa skajshëm jam kundër këtij bashkimi të katër subjekteve (100% poli(e)tike ) për të qeverisur vendin.
Gjithsesi, ndikimi i parë më vjen nga përkatësia ime partiake (PDK) por, nuk është kjo e tëra. E tëra është se; Ky bashkim subjektesh nuk lenë për të kuptuar se është bashkim i vërtetësisë të interesit kombëtarë.
Figurativisht, do të thosha se ky bashkim më shumë ngjason në futjen e dhunshme brenda një koshi të; Ujkut me Dele dhe Macen e Miun! Tani pyes; si ka mundësi të i besohet këtij bashkimi kaq kundërkuptues. Madje, edhe ofendues të ndërsjellët të deridjeshëm. Madje, edhe akuzues të skajshëm të hajnisë, korrupsionit, haraçit e mitmarrjes deri edhe në tradhti kombëtare!
Ky bashkim subjektesh poli(e)tike, (që vet zgjodhën të quhen “BLLOK”) edhe emërtimin e ka të gabuar politikisht e madje edhe gjuhësisht. Nuk është e drejtë e imja të i mësoj se si duhet të quheshin, por, është e drejtë imja që të vë në spikamë gabimin e vet zgjedhjes së emërtimit “BLLOK”. Shembull: pse të mos zgjidhnin të quheshin:Bashkimi i subjekteve politike ose Subjektet e bashkuara politike, ose ….? Vet shprehja Bllok, çartë bënë të kuptosh politikisht se; këta nuk janë bashkim alternativist politik por, janë bllokues të situatës politike.
Çka do të thotë se; përveç vendosmërisë ekstreme të pa rezervë të barrikadimit (Bllok) kundër PDK-ës në tërësi dhe Hashim Thaçit në veçanti asnjë element tjetër serioz nuk kanë dhënë (deri sot) për vërtetësinë e bashkëpunimit e bashkërendimit të mëtejshëm në veprim të bashkëqeverisjes për interesa të përgjithshme shtetërore.
Duke e parë çartë joseriozitetin e këtij bashkimi joparimor të subjekteve (poli(e)tike, që vet zgjodhën të quhen “BLLOKU”) janë vërejtur edhe shenja pakënaqësie e revolte të qytetarëve, e para se gjithash, brenda vet subjekteve që formuan BLLOK-un. U bënë sa ditë që në ballinat e mediave publike çdo ditë prezantohen dorëheqje të aktivistëve e tyre duke qenë të papajtueshëm me bashkimin në BLLOK-un hibrid (praktikisht u bë i mundshëm), realisht të pamundshëm të katër poleve ekstreme si; Veri-Jug-Lindje-Perëndim. Kurorëzim ky qëllimkeq, që do të shkurorëzohet ende pa filluar mirë qeverisja e vendit. Që do të thotë se, prishja është nisur po atë ditë që filloj! bashkimi-Bllok-u
Prandaj, vështirë të gjejmë arsyen e mjaftueshme për të mbështetur këtë bashkim subjektesh bllokuese të cilët asgjë nuk kanë të përbashkët. Ama, bash asgjë nuk kanë të përbashkët, veç asaj se duhet shmangur Hashim Thaçin?! Ja, ky është motivimi kryesor që i bashkon ata. A ja vlen pra, mbështetja për BLLOK-un?
Në fakt, motivimi kryesor që i bashkon ata nuk është edhe aq i thjesht sa të përfundoj veçse me Hashimin. Eh, ka mana kjo punë! Po nuk e shmangën ata Hashimin, e dinë që të katërtit lider se Hashimi do t’i shmangë Ata. Rrjedhimisht, kjo do të jetë edhe fundi i mundësisë së tyre për tu zbavitur edhe më tutje në politikën kosovare!
Zotësia ime e kufizuar, lidhur me analizën e ngjarjeve të shterpësisë së madhe poli(e)tike përfundon këtu: Blloku poli(e)tik i tollovisë së madhe, respektivisht, polietizmi i bllokimit të madh nuk ishte në funksion real (si trumbetojnë Ata) për interesat e qytetarëve por, thjesht, është përpjekja e fundit që të mos fundosen përfundimisht. /2L ONLINE/
(autori është anëtar i kryesisë së PDK-dega në Gjilan)