Sot zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit në Ligën e Parë mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.
Ndeshja zhvillohet sot në Mitrovicë, ndërsa Bashkimi ka akuzuar ashpër Dardanën, për tentimin e korruptimit të futbollistëve të tyre dhe kurdisjen e lojes.
Akuza e rëndë është publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit.
“Ndaluni o kojshi, ndalni ata argatë, ndaluni se nuk shitet karakteri i njeriut, i lojtarëve aq lehtë e aq më pak në këto ditë të Ramazanit.
Nuk kem ne lojtar që shet djersën e vet që e derdhi për këtë fanelë, nuk kem lojtar që shet gjakun e vet që la në fusha të blerta, nuk kem lojtar që shkel mundin e vet, mundin e donatorëve e aq më pak ndërgjegjën e vete.
Ne kem lojtar me karakter të fortë, lojtar trima, lojtarë që nuk dorëzohen kurrë.
Andaj ju lutemi sa ma largë tyre!”, thuhet në njoftim.
Por, kësaj akuze i është kundërpërgjigjur klubi i Dardanës, poashtu përmes një reagimi. Ata i kanë mohuar akuzat, duke theksuar se nuk ka blerë as lojën, lojtarët apo gjyqtarët.
“Kur bënë zhurmë lepuri i frikësuar nga luani
Duke parë se qyteti po lulëzon dhe ligën e parë do ta pasuroj me një ekip fantastik,stadium të ri dhe tifozë të veçante,lepujt e frikësuar janë zgjuar nga frika,Jemi më cilësorë,më të organizuar,më të fortë,më të mirë dhe vetëm një gjë dijmë-jemi fitues. Marrëzirat dhe justifikimet para humbjes janë vdekje nga frika,por kështu ndodhë kur përballë ke luanin e fuqishëm. Një porosi për fund: Shpejtësinë lepuri e ka dhe është e vetmja shpresë shpëtimi prandaj ju sugjeroj -ikni shpejt se në Dardanë është Luani”, thuhet në njoftim.