Bashkim Isufi, aktualisht është shërbyes civil, zyrtar ligjor në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.
Ai më parë e ka kryer këtë detyrë në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM), por siç thotë ai, padrejtësisht është transferuar në Administratën e Përgjithshme.
Ai thotë se kësaj i ka paraprirë inicimi i një procedure disiplinore ndaj tij, siç thotë ai, gjoja për shkelje të rënda të detyrave të punës.
Sipas Isufit, kjo nuk ka qëndruar dhe se e ka detyruar që këtë çështje ta ndjek me rrugë ligjore.
Ai ndaj transferimit, me arsyetimet e paqëndrueshme, ka parashtruar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), për ta kërkuar të drejtën e tij dhe sot shprehet i lumtur që ky organ i ka kthyer përgjigje pozitive duke e aprovuar ankesën e tij dhe duke e obliguar kryetari ne Komunës së Gjilanit, të ndërmarr veprimin për ta kthyer në vendin e tij të mëparshëm të punës.
“Më 24 dhjetor, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë të Kosovës (KPMSHCK) ka nxjerrë vendim për kthimin tim në pozitën “Zyrtar Juridik” në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës”, ka thënë Isufi për Portalin 2LONLINE.com.
Ai thotë se sot ndihet i lehtësuar edhe për faktin se ky vendin hedh poshtë pretendimet për gjoja shkeljet e rënda që ka pretenduar DUPMM-ja. Isufi shton se ky vendim po ashtu vërteton faktin se drejtoria në fjalë ka vepruar jo drejt në rastin e tij, në inicimin e procedurës disiplinore, dhe se tani dikush do të duhej të jep përgjegjësi.
“Pres që tani kur këtë vendim të KPMSHCK-së, ta ketë në dorë kryetari i komunës dhe se në bazë të vendimit të këtij organi t’i përmbushë detyrimet ligjore dhe unë sa më parë të kthehem në vendin e mëparshëm të punës. Në të kundërtën do të jem i obliguar që të ndjek procedurat tjera ligjore deri në realizimin e plotë të të drejtës time”, thotë Bashkim Isufi, zyrtar ligjor në Komunë ne Gjilanit. /2LONLNE.com/