Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Kamenicë me datën 04.08.2022, në sallën e Kuvendit Komunal në Kamenicë ka mbajtur takim me kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Kamenicës.
Takimi kishte për qellim njoftimin me kryetarët e bashkësive lokale të porsazgjedhur, diskutime në lidhje me situatën e sigurisë në komunën e Kamenicës, koordinimi me qëllim të adresimit dhe zgjidhjen e problemeve dhe sigurisë së përgjithshme të komunitetit.
Në takimi është njoftuar se kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Kamenicës kanë edhe koordinatorë me të cilin do ti koordinojnë veprimet me qëllim që të identifikohen nevojat, prioritetet e komunitetit në lokacionet ku veprojnë këta zyrtarë.
Këshillat Lokale për Siguri Publike po vazhdojnë të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri, me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari. /2LONLINE/