Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka pritur në takim përfaqësues të Caritasit Zviceran.
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit, nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunim të Komunës së Vitisë me Caritasin Zviceran në fushën e Bujqësisë.
Drejtori Ademi bëri me dije se në këtë takim është diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit në disa fusha, megjithatë ai tha se ata do të përcaktojnë shumë shpejtë edhe modalitetet e kësaj marrëveshje.
Ai shtoi se nëse arrihet kjo marrëveshje, do të jetë në interes të fermerëve vitias pasi që potencoi se për Vitinë është nder i veçantë të bashkëpunojnë me partner serioz si me Caritasin Zviceran.