Kontributi dhe humanizmi i bashkatdhetarëve tanë për t’i dalë në ndihmë Komunës së Kamenicës gjatë periudhës së pandemisë ka qenë i pandalshëm.
Kësaj radhe bashkatdhetari Sahit Kaliqi i cili jeton në Gjermani, i ka dhuruar Komunës së Kamenicës në sasi të materialit higjienik.
“Komuna falënderon bashkatdhetarin Klaiqi dhe të gjithë bashkatdhetarët tjerë, të cilët jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe ditëve tjera gjetën kohë të mbështesin Kamenicën si nga ana financiare e poashtu edhe me donacione të ndryshme”, thuhet në komunikatëne e Komunës. /2LONLINE.com/