Bashkatetarët tanë në Zvicër në krye me ish-ambasadorin, Naim Mala, organizojnë sot një akademi përkujtimore kushtuar jetes dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, i cili ka ndërruar jetë më 4 prill 2017.
Në këtë akademi do të ketë fjalë rasti kryetari i Gjilanit dhe i Degës së LDK’së, Lutfi Haziri, kryetari i shoqatës “Kosovo-Ensemble”, Yean-Yves Carlen, sikurse edhe përfaqësuesit e Komunës Lutterbach në Francë, Martin Vogl dhe Pascal Imber.
Veprimtari Ilir Mustafa tërë jetën e tij ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve, duke filluar nga organizimi i Referendumit për Pavarësinë e Kosovoës, për të vazhduar në mërgim me kontributin e tij të jashtëzakonshëm përmes shoqatës “Kosovo-Ensemble” në sensibilizimin e oponionit botëror për çëshjen e Kosovën, e duke qenë kumbar i lidhjes së parneritetit mes Gjilanit dhe Lutterbach të Francës, qysh në vitin 1996, duke u formalizuar më 2001.
Akademia mbahet sot (e shtunë), në ora 18:00, në Geneve, përkatësisht në Esoles des Boudines, Rue des Boudines 10, 1917 Meyrin.