Gjatë ditës së sotme në Kamenicë, Shtabi Emergjent Komunal, ka pranuar një donacion për nevoja të QKMF-së.
Donacioni u bë nga barnatorja “Indoli Pharm” me pronar Artan Maliqi.
Ky donacioni përfshinë: Maska Higjenike 150 copa, Baby system 23 gr- 5000 copë, si dhe një sasi të dorëzave.
Komuna e Kamenicës dhe Shtabi Emergjent Komunal është falënderues për këtë donacion, i cili do t’i ndihmoj mjaft shumë QKMF-së për të realizuar punët e tyre.