Java e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll solli ndeshje interesante, e dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, FC Drita dhe SC Gjilanit, përmbyllën këtë xhiro me barazime ndaj rivalëve të tyre.
Drita, si mysafire, u përballë me skuadrën e Ballkanit me të cilën luajti baras 2:2.
Dritës për pak i iku fitorja nga dora, pasi fare në fund të ndeshjes krijoi epërsinë, por në minutat shtesë, vendësit barazuan për rezultatin final.
Drita ia ka dalë që të shënojë në minutën 50-të, përmes Blerim Krasniqit. Ballkani barazoi përmes Gentrit Halilit në minutën e 54-të.
Në minutën 89, Ensa Huruglica shënoi një gol të bukur, që u mendua se do të jetë i fitores pasi erdhi në minutën e 89-të të tsakimit, por se në minutat shtesë, vendësit barazuan përmes Nazmi Gripshit, minuta 90+4..
Tani FC Drita është e dyta në tabelë me 58 pikë , dy më pak se Ballkani, që është në pozitën e parë.
Ndërkohë, edhe skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani pati po ashtu një ndeshje shumë të rëndësishme pasi u ballafaqua me Feronikelin 74’, me të cilën kanë të njëjtin synim, shmangien nga zona e barazhit.
Ndonëse skuadra gjilanase avancoi, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin. Rezultati 1 me 1, ishte epilogu final i këtij takimi.
SC Gjilani ka shënuar që në minutën e tretë përmes Senad Jaroviç, ndërsa barazoi Razak Bashare për Feronikelin.
Skuadra gjilanase, tani mbanë pozitën e 7-të në tabelën e klasifikimit me 34 pikë ndërsa, Feronikeli ka 31 pikë, i teti në tabelë. /2LONLINE/