Janë zhvilluar ndeshjet tjera të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku pretendenti për titull, Ballkani ka barazuar në duel me Dukagjinin, e ky barazim i ka shkuar për shtati skuadrës gjilanase FC Drita, e cila me fitoren e djeshme, mbetet në krye të tabelës, tani me një pikë më shumë se i dyti.
Dukagjini – Ballkani 1-1
Ndërsa, edhe dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme përfunduan pa fitues, për më tepër edhe pa gola.
Trepça’89 – Gjilani 0 – 0
Prishtina-Llapi 0 – 0
Kështu skuadra tjetër gjianase SC Gjilani, me këtë barazim vazhdon ta mbajë pozitën e tretë, pozitë kjo që, e dërgon në gara evropiane, pasi që edhe rivalët tjerë që e ndjekin pas, poashtu barazuan.
Tani Gjilani ka 47, pikë, 5 më shumë se Prishtina e katërta.
Përndryshe, dy skuadrat gjilanase në xhiron e radhës, të 32-të me radhë për kundërshtarë kanë:
Llapi – Drita
Gjilani – Dukagjini
Rikujtojmë se Gjilani është edhe finaliste e Kupës së Kosovës. /2LONLINE/