Kanë vazhduar diskutimet publike të premten në fshatrat Zhiti e Radivojc, me që rast banorët e këtyre lokaliteteve, kanë identifikuar projektet prioritare sa për periudhën e ardhshme trevjeçare.
Si zakonisht drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, ka njoftuar të pranishmit rreth procedurave nëpër të cilat duhet të kalojë buxheti komunal deri në aprovimin nga ana e Kuvendit Komunal.
Ndërsa banorët e Zhitisë, ndonëse falënderuan fillimisht autoritetet komunale për projektet e realizuara në këtë lokalitet, kanë paraqitur edhe disa projekte si të domosdoshme për realizim në të ardhmen.
Ngrohja qendrore dhe rrethoja për shkollën e fshatit, asfaltimi i disa rrugëve lagjore dhe rregullimi I rrugëve fushore, ndriçimi në disa lagje, si dhe pastrimi i lumit, ishin disa nga nevojat më prioritare për fshatin që i paraqitën banorët e Zhitisë në këtë debat rreth planifikimit të buxhetit për vitin 2018-2020.
Kurse në Radivojc, banorët si domosdoshmëri e paraqitën Ujësjellësin, ndriçimin, trotuarin nëpër rrugën kryesore, asfaltimin e rrugës së shkollës,përfundimin e kanalizimit në tërë fshatin dhe kompletimi i fushës sportive i cili projekt konsiderohet I papërfunduar.
Në debat me qytetarët e Zhitisë dhe Radivojcit ishin edhe drejtor të drejtorive tjera Fatbardha Emini, Nexhmedin Jakupi e Isak Sadiku.