Banorët e fshatit Tërstenik të Vitisë kanë filluar të kyçen në rrjetin e ujësjellësit të këtij fshati.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot këtë fshat ku i ka përgëzuar banorët lokal për realizimin e marrëveshjes që është arritur më parë në mes të Komunës, CDI-së dhe Komunitetit të këtij fshati me qëllim të implementimit të sigurimit të ujit të pijshëm në fshatin Tërstenik.