Komuna e Bujanocit, ndryshe nga deri më tash, ka planifikuar që të trefishojë buxhetin e paraparë për subvencione në sektorin e bujqësisë. Ndërkohë ditë më parë ka ndarë katër milion e gjysmë dinarë apo afërsisht 35 mijë euro nga buxheti aktual, para këto që bujqit mundë t’i shfrytëzojnë për blerje të mjeteve teknike të punës.
Në Malësinë e Bujanocit, banorët që kryesisht merren me bujqësi, kanë kritikuar pushtetet e deritashme, për mos ndihmë kësaj zone të izoluar që ka mbetur mes Kosovës dhe Serbisë
Muhocasit, merren kryesisht me kultivimin e pemëve, ata kërkojnë blerës për shitjen e produkteve të tyre, shkruan Titulli.com.
Deri më tani nuk ka pas ndonjë interesim as të shtetit e as të komunës për të ndihmuar bujqit e këtushëm ka thënë Adem Ademi nga Muhoci.
Stimulimi i bujqve, do të ndikonte që të rritet interesimi për të punuar tokën, e me këtë do të mund të parandalohej shpërngulja e pak banorëve që aktualisht jetojnë në këto zona, madje kjo do të ndikonte në kthimin e të zhvendosurve, vlerësojnë malësorët e Bujanocit.
video – Titulli.com