Me rastin e 20 vjetorit të Bankës Ekonomike, komuna e Vitisë ka pranuar si donacion 20 drunj dekorativ.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe bashkëpunëtorë të tjerë por përfaqësuesit e kësaj banke kanë bërë mbjelljen e drunjve dekorativ në hapësirën e gjelbër, të objekti i ri i administratës komunale në Viti.
Kryetari Haliti falënderoi këtë bankë për këtë donacion, duke shtuar se kjo komunë ka qënë dhe është e angazhuar në krijimin e sa më shumë hapësirave të pastra dhe të gjelbër.
“Ne i kemi dhënë prioritet krijimit të sa më shumë hapësirave të pastër dhe të gjelbër në komunën tonë. Mjedisi i pastër dhe i gjelbëruar ju vetëm që duket bukur por ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit tonë. Si në vitet e shkuar edhe në këtë vit në kemi shpallur më vendime konkrete vit të mjedisit dhe ruajtjes së ambientit në komunën tonë” , u shpreh kryetari Haliti.
Ai falënderoi Bankën Ekonomike për këtë donacion. /2LONLINE.com/