Në përmbyllje të vizitave nëpër biznese gjilanase, ishim tek Banja e Dobërçanit “Vëllezërit Ibishi”, një storie suksesi dhe e njohur edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar.
Falënderim i posaçëm për njërin nga pronarët e këtij biznesi, Ibish Ibishi për kontributin e dhënë ndër vite në Aleancë, por edhe si anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan për përfaqësim dinjitoz dhe të përgjegjshëm. Ishte zëri adekuat i qytetarëve.
Programi ynë zhvillimor për Gjilanin në katër vitet e ardhshme do të ketë në fokus përkrahjen për bizneset si Banja e Dobërçanit e cila ka të punësuar një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të cilët e sigurojnë jetesën në saje të angazhimit dhe rritjes së këtij biznesi.
Takuam edhe banorë të Mireshit me të cilët biseduam për prioritetet tona për këtë lokalitet.
Rregullimi me infrastrukturë të kompletuar nëpër lagje, vendosja e kamerave të sigurisë, dhe përkrahja për nxënësit e dalluar, do të jetë në fokusin tonë qeverisës.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/