Pulat në një fermë në veri-perëndim të Francës, besohet të kenë formuar një ‘bandë’ për të mbytur një dhelpër të re.
Incidenti i pazakontë në Brittany u zhvillua pasi dhelpra hyri në kafaz ku ishin 3,000 pula dhe dera automatike u mbyll menjëherë, raporton BBC. Kur dera automatike u mbyll, dhelpra – e menduar të jetë rreth pesë apo gjashtë muajsh – mbeti e bllokuar brenda.
“Kishte një instinkt të bagëtisë dhe ato e sulmuan atë me sqepat e tyre”, tha Pascal Daniel, kreu i bujqësisë në shkollën bujqësore Gros-Chêne.
“Një grumbull i madh pulave sigurisht janë mbledhur së bashku dhe dhelpra mund të ketë dalë në panik përballë një numri kaq të madh”, tha Daniel për gazetën rajonale Ouest France.
Trupi i pajete i dhelprës së vogël u gjet ditën tjetër në një cep të kafazit.