Ballkani e ka lënë prapa humbjen ndaj Dritës, teksa në kuadër të javës së njëmbëdhjetë mposhti skuadrën e Flamurtarit në shtëpi (3-1).
Gjithsesi Ballkani do të ketë 23 pikë dhe do të qëndrojë afër kreut të tabelës varësisht nga rezultati i ndeshjes.
Ndihmës trajneri i kësaj skuadre, Agim Maliqi ka thënë se disfata nga Drita në Gjilan ishte e rastësishme, ndërkohë që kundërshtarët e Ballkanit tashmë duhet të kenë shumë kujdes.
“Humbja në Gjilan ishte e rastësishme. Ne do ti dominojmë kundërshtarët nga ndeshja në ndeshje, pasi që kemi kapacitetin e lojtarëve dhe ekipi është mirë i përgatitur. Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, por në takimet si vendas duket se lojtarët po japin 200% nga vetja e tyre. Pikët në shtëpi janë të mirëseardhur për ne drejt realizimit të objektivave”, deklaroi Maliqi.
Kjo është gjendja në tabelë të paktën deri në përfundim të ndeshjeve të sotme.