Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës në kuadër të rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, pasi përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra favorite për të triumfuar.
E për këtë takim të rëndësishëm, Ballkani ka vendosur ta ngritë edhe çmimin e biletave.
Ballkani ka bërë thirrje që të stadiumi të jetë i stërmbushur, ndërsa i ka kërkuar falje tifozëve të tyre pasi çmimi do të jetë 3 euro.
E të gjitha të hyrat nga shitja e biletave, klubi ka vendosur që t’i dhurojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.