Java e 31-të e Ipko Superligës u hap sot me tri ndeshje tejet të rëndësishme në luftën për t’i ikur barazhit dhe ‘luftës’ për mbijetesë.
Një ndeshje e tillë u zhvillua mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku pikët ishin të arta për të dyja klubet.
Përderisa, vendasit Ballkani ishin më kërkues në pjesën e parë dhe dominonin lojën, Gjilani tentonte të shënontë përmes kundërsulmeve.
Gjilani gjeti golin në minutën e 9’ përmes Fiton Hajdarit, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa e dyta nisi furishëm. Ishin vendasit të parët që realizuan përmes Blend Baftiut, Edhe përkundër angazhimit, Gjilani nuk e gjeti golin e barazimit duke ngec kështu prapa me pikë.
Fitore të madhe ka realizaur edhe Ferizaj që në udhëtim mundi Trepçën ’89 me shifrat 2:1. Ndërkohë, sfida Flamurtari – Drenica përfundoi pa gola.