Ndeshja e javës së 31-të njëherit e fundit për këtë edicion në Superligën e Kosovës, mes Ballkanit dhe Dritës përfundoi me fitore të vendasve 2:0.
Përballjen që u zhvillua në Therandë e dominuan vendasit e Ballkanit, për të cilët tri pikët e fundit ishin jetike.
Kjo fitore i siguroi Ballkanit mbijetesën në Superligë, duke bërë që me pikët nga gjilanasit të sigurojnë ‘biletën’ për të mbetur në elitën e futbollit kosovar.
Në anën tjetër, Drita nuk kishte cfarë të humbet pasi kampionatin e përfundoi në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Gjilani dhe Trepça’89 kanë shansin e fundit në luftën e barazhit, duke u sfiduar nda dy klubet që synojnë Superligën.
Liria dhe Kek-u jane eliminuar nga Liga.