Ballkani ka triumfuar në derbin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa në shtëpi e ka mposhtur skuadrën e Dritës me rezultat të pastër 2-0.
Futbollisti gjilanas, Mirlind Daku që mbron ngjyrat e Ballkanit ishte sërish protagonist i ndeshjes, duke shënuar dy gola për fitoren e gjashtë këtë edicion, shkruan 2LONLINE.com.
Në këtë takim u ndëshkua me karton të kuq mbrojtësi i Dritës, Ilir Blakçori në pjesën e parë dhe kryetrajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi.
Takimi i vetëm i ditës që përfundoi me shifra të barabarta ishte ai ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.
Me gjithë mundësitë e krijuara nga futbollistët kuq e bardh, ndeshja u mbyll pa gola të shënuar, duke e vazhduar “agjërimin” e golave në dy sfidat e fundit.
Në ndeshjen tjetër derbi të zhvilluar në Drenas, fitore ka regjistruar Prishtina përballë Feronikelit me rezultat të ngushtë 2-1./2LONLINE.com/.