Ballkani është kurorëzuar me titullin e kampionit për edicionin e garave 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa skuadrat gjilanase, Dritën e Gjilanin do t’i shohin në garat evropiane, pasi kanë përfunduar në pozitat 2 e 3, të tabelës së klasifikimit.
Përndryshe, sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit (36), e ku Ballkani dhe Gjilani kanë luajtur pa gola, ndërsa Drita e ka mundur Drenicën me rezultat 3 me 1.
Ja të gjitha ndeshjet dhe rezultatet e javës përmbyllës të këtij edicioni.
Gjilani – Ballkani 0:0
Drenica – Drita 1:3
Trepça’89 – Prishtina 2:1
Malisheva – Llapi 3:2
Ferizaj – Dukagjini 2:1
Ndërkohë, nga elita e futbollit kosovar, u përshëndetën Drenica e Trepça ’89 derisa në ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë do të luajë Ferizaj kundër skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë. /2LONLINE/