Ballkani nga Theranda ka eliminuar Dritën nga gara për trofeun e Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e rregullt u mbyll me barazim 1:1, ndërsa edhe pas lojës shtesë shifrat mbetën të pandryshuara.
Për fituesin u desh të akordoheshin penalltitë, ku më e mirë doli skuadra e Ismet Munishit, e cila ishte e saktë pesë herë në portën e Dritës, kardhi katër golave të realizuar nga gjilanasit.
Dy penallti për Dritën u humbën nga Izair Emini dhe Betim Haxhimusa, ndërsa të saktë nga pika e bardhë ishin Fidan Gërbeshi, Bujar Shabani.