Java e 24-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon me dy ndeshjet tjera, por që janë që të dyja derbi në vete dhe superpërballje, pasi qiftet e këtyre dy ndeshjeve janë nga katërshja e parë e tabelës së klasifikimit.
I pari në tabelë, Ballkani, që ka 49 pikë nga 23 ndeshje e deritanishme, ballafaqohet me Dritën, që është e dyta me dy pikë më pak. Pra është një ballafaqim i drejtpërdrejt i dy skuadrave pretendente për titull kampioni dhe epilogu i këtij takimi do të bënte që njëri ekip të jetë disa hapa më afër synimit e tjetri të largohet po aq hapa nga ai synim, transmeton 2LONLINE.com.
Fitorja eventuale e Ballkanit do ta thellonte diferencën dhe do të bënte që Ballkani të jetë më afër titullit kampion, ndërsa fitorja eventuale e Dritës do ta nxirrte atë në vendin e parë. Sidoqoftë, ka akoma ndeshje dhe se pavarësisht epilogut të këtij derbi që të dyja këto skuadra janë akoma brenda objektivit.
Ndërkohë, superballafaqimi tjetër është mes Gjilanit dhe Prishtinë, përkatësisht mes vendit të tretë dhe të katërt.
Gjilani e ka nisur mbarë stinorin pranveror ku nga 5 xhiro ka fituar tri herë dhe ka barazuar dy herë të tjera, pra është pa humbje dhe po e mbanë pozitën e tretë, pozitë për Europë, me 38 pikë të grumbulluara nga 23 xhiro.
Prishtina është ajo skuadër që po e ndjek pas, por që në këtë stinor, nga pesë takime ka tri humbje, një fitore e një barazim dhe mban pozitën e katërt me 31 pikë.
Drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Drita, do ta ndajë Genc Nuza, derisa atë në ndeshjen, Gjilani – Prishtina, do ta ndajë gjyqtari Visar Kastrati,
Të dyja këto takime të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, fillojnë në ora 13:00.
Përndryshe, tri takimet tjera të kësaj xhiroje janë zhvilluar dje:
Malisheva – Dukagjini 1:2
Drenica Trepça ’89 1:2
Ferizaj – Llapi 2:1