Ndeshja e luajtur në Therandë ndërmjet Ballkanit dhe Dritës ka shërbyer edhe për mbledhjen e të hollave, për donacion.
Fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë në ditët e fundit ka prekur të gjithë, kurse skuadra e Ballkanit është kujdesur që të mbledh të holla të cilat do t’i dërgojë si ndihmë për të prekurit.
Shuma e biletave të shitura për ndeshjen Ballkani – Drita, do të niset për Shqipëri, ku do të shfrytëzohet për të ndihmuar qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Nga njoftimi i KF Ballkani, mësohet se janë shitur 658 bileta në total, duke u grumbulluar 1974 euro.
Kurse, pas ndeshjes këto të holla u janë dorëzuar shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’- përmes së cilës do të kryhet donacioni.