Ballafaqimi me administratën e presidentit amerikan Donald Trump mund të jetë një lojë e rrezikshme me fatin e Kosovës, duke marr parasyshë që ky president dhe administrata e tij paraqesin politikën zyrtare të SHBA-ve!
Shkruan: Arsim Kastrati
Ky president dhe kjo administratë janë në vendin e tyre të punës dhe aty do të mund të qëndrojnë edhe për nja gjysëm dekade.
Ballafaqimi me një superfuqi botërore mund të duket edhe superheroizëm por edhe pasojat mbi kurrizin e shqiptarëve mund të jenë superpasoja.
Kjo vetëm ashtu hipotetikisht sepse, na ruaj Zot, askush në Kosovë mbase nuk e ka sosë me u prishë me Amerikën – çlirimtaren dhe kujdestaren e deritanishme të vendit tonë.
Tjetër, a është më e rëndësishme dhe më pro kosovare Amerika apo Gjermania?
Është kjo një pyetje që ka dalë nga debati aktual politik si refleksion mbi qëndrimet e ndryshme qeveritare amerikane dhe gjermane lidhur me mënyrën e zgjidhjes së problemeve serbo-kosovare në Ballkan.
Dhe në këtë debat një analist politik kosovar bënte thirrje para disa ditësh që politika kosovare të mbahej më tepër me Gjermaninë se sa me Amerikën, sepse sipas tij, jetojmë në Europë, jemi europian e madje edhe duhet të tregojmë vigjilencë për rendin e gjërave në këtë kontinent!
Deri tani është Amerika ajo që e ka shpëtuar Shqipërinë nga zhbërja në vitin 1920, e ka bërë Kosovën shtet më 2008-tën, pasi që paraprakisht e kishte shpëtuar nga shfarosja popullin e saj shumicë në vitin1999.
Vaj halli për ne nëse Donald Trumpi e paska marr anën e Serbisë dhe nëse Gjermania dhe Amerika paskan interesa të ndryshme në Kosovë!
Njëherë i kemi qëndruar karshi një perandorie, pastaj her karshi e her në përqafime dhe në fund të tërën e kemi paguar shtrenjtë, shumë shtrenjtë.
Nuk besoj që pajtimi për ndryshimin e një vendimi të mëparshëm qeveritar i cili nga opinioni ndërkombëtar po shihet si pengesë për procesin negociator do të thotë edhe pajtim me ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin tonë dhe mbase nuk ka ardhur puna deri aty sa u dashka ti thuhet JO presidentit aktual amerikan?!
Edhe nëse eventualisht ndodhemi apo do të ndodhemi para situatave të tilla kritike, se nuk i dihet sepse në këtë botë gjithçka ndryshon, atëherë së paku nuk do të duhej të bartim pasoja për shkak të perceptimit ndërkombëtar se jemi kundër bisedimeve!
Një JO e fundit, dëshpëruese e presupozuar do të mund të vinte në shprehje kushtimisht dhe vetëm atëherë kur është e domosdoshme, vetëm atëherë kur skemi ku të shkojmë më tutje!
Të shpresojmë që gjërat nuk kanë precipituar deri në atë shkallë!
Përndryshe punët e shtetit duan lider që janë: trima, të ditur dhe të menqur.
Të përkryer sigurishtë nuk ka por shpesh herë mjafton pak durim dhe pak atëdhedashuri për ti bërë bashkpunues nërmjeveti liderët e përçarë të një vendi të vogël në udhkryqe të fatit të jetës e të historisë.