“Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen nesër, e enjte, 14 mars, në Teatrin e Gjilanit nga ora 20:00, me shfaqjen e jashtëzakonshme “CORRER O FADO”, të cilën e kanë realizuar në bashkëpunim me koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso. Mos e humbisni. Rekomandohet fuqishëm”, thuhet në njofitmi ne Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
“CORRER O FADO”
Koreograf – Daniel Cardoso
Asistente e Koreografit – Inês Godinho
Kostumet – Maria Monte & Shemsi Avdiu
Skenografia – Daniel Cardoso & Jetlir Kuleta
Fado, mënyra më përfaqësuese e të shprehurit në kulturën tradicionale portugeze. Në një mori lëvizjesh, tingujsh dhe ndjesish, kërcimtarët na përcjellin me lehtësi të dukshme artin e tyre, bukurinë ekstreme, ndjeshmërinë e patejkalueshme, atë që perceptojnë të gjitha shqisat dhe ndjejnë zemra. Në këtë mënyrë çmitizon konotacionin nostalgjik dhe melankolik që mbart Fado.
Pra, shfaqja jepet nesër, më 14 mars 2024, teatri i Qytetit – Gjilan, 20:00. Biletat 2 euro. Për pensionistë, studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro. /2LONLINE/