Shumica e grave pas moshës 70-vjeçare ecin në parqe për të qëndruar aktive. Por jo edhe Suzelle Poole.
78 vjeçarja nga Dallasi është një instruktore e baletit dhe mban mësim për gjashtë ditë në javë.
‘Madame Poole’ është nofka që studentët ia kanë vënë asaj, pasi nuk ndalet së ushtruari dhe merret shumë me aktivitete fizike.
“Nuk e kam menduar se do të kërcej në moshën 70-vjeçare, por jam e lumtur që ndodhi”, tha Poole.