Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami ka thënë se do të ishte gabim të shkohet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pa përfunduar reforma zgjedhore. Ai ka bërë më dije se pas zgjedhjeve lokale reforma zgjedhore duhet të kthehet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që ky institucion ta bëjë amandamentimin e ligjit për zgjedhje, shkruan ‘Epoka e Re’.
Ish-udhëheqësi i Komisionit për Reformë Kushtetuese u ka bërë thirrje subjekteve politike të heqin do të nga interesat e ngushta dhe ta zgjedhin një model zgjedhor dhe funksional.