Bajrami ka theksuar se secila nga partitë opozitare po e ruan origjinalitetin e saj dhe se sipas saj, nuk po shndërrohen në Vetëvendosje, edhe pse një gjë e tillë mund të duket. Shefja e Grupit parlamentar të “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, për TV Dukagjini, ka theksuar se nuk e di ku e gjen qetësinë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dal dhe të tregoj si po relaksohet kur vendi është në një krizë të tillë.
Ajo ka theksuar se secila nga partitë opozitare po e ruan origjinalitetin e saj dhe se sipas saj, nuk po shndërrohen në Vetëvendosje, edhe pse një gjë e tillë mund të duket.
“Opozita ka dhënë alternativë dhe ne presim që Qeveria të reflektojë. Qeveria të mos thotë se është mbyllur çdo rrugë. Nuk do të lejojmë të mbahet seanca e Kuvendit derisa nuk tërhiqen nënshkrimet. Dëmi që po bëhet në Kuvend mund ta zgjatë dy ose tri ditë, derisa dëmi që po i bëhet Kosovës më këto marrëveshje do të jetë për dekada”, ka thënë Bajrami.
Sipas saj, veprimet e shfaqura nga ana e opozitës nuk është së po i sjellin elektorat dhe vota partive opozitare, andej për shefen e grupit parlamentar të “Nisma për Kosovën” veprimet e opozitës kanë qëllim ndaljen e krijimit të një shteti brenda shtetit të Kosovës.