Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur seancës e saj të dytë për vitin 2018, që e udhëhoqi këshilltari më i vjetër, Enver Mavriqi. Për këtë seancë, ndër tjerash ishte paraparë edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.
Për kryesues ishin të propozuar dy kandidatë: Bajram Mavriqi nga Vetëvendosje dhe Valon Maliqi nga AKR-ja. Me 18 vota besimin për t’i prirë Kuvendit e mori Bajram Mavriqi.
Ai në fjalën e tij falënderoi këshilltarët për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë, njëherësh kërkoi bashkëpunim nga të gjitha subjektet politike për të mirën e qytetarëve të Dardanës.