Kandidati i Nismës për Kosovën për deputet në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit, Bajram Hasani, ka marrë përkrahje nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Hasani bashkë me Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun, ishte i ftuar në odën e ish-komandantit të UÇPMB-së Shefket Musliu.
Në këtë takim që ishte shumë vëllazëror, Hasani ka folur për planet e tij dhe të koalicionit duke treguar se në koalicionin e madhe PDK-AAK-Nisma qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë trajtim të veçantë dhe dinjitozë.
Ky është postimi i plotë i Hasanit.
Mbrëmë bashkë me Ahmet Isufin e Rexhep Kadriun me ftesë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, Shefket Musliu, ishim në odën e tij.
Aty u takuam edhe me ish-luftëtarët e komandant Musliut nga të cilët morëm përkrahje të madhe për kandidaturat tona dhe mbështetje për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj.
Në mes shumë diskutimeve vëllazërore u treguam se në qeverisjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma qytetarët e Luginës së Preshevës do të kenë trajtim të veçantë dhe një jetë të dinjitetshme.