I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj të dielën pasdite ka qëndruar në Gjilan ku është takuar me qytetarë dhe strukturat e koalicionit.
Nga ky tubim, kandidati për deputet i këtij koalicioni Bajram Hasani i ka dërguar një porosi kryetarit të kësaj komune, i cili shpesh thotë se Gjilani janë ushtarë të Ibrahim Rugovës. Hasani ka thënë se qytetarët e Gjilanit kanë vendosur të jenë ushtarë të Ramush Haradinajt.
Hasani ka thënë se koalicioni AAK-PSD është koalicion i fitores.
“ Çdo ditë kur i takojmë qytetarët, të moshuar, burra e gra e i thonë faleminderit Raush Haradinajt. Ata thonë Ramush Haradinaj faleminderit që na e krijove ushtrinë, statutin e Trepcës, faleminderit që i vendose taksë Serbisë. Por dy herë i thonë faleminderit që nuk lejoi cenimin e territorit të Kosovës. Na mbetet që me 6 tetor, tu themi po këtyre vendime. Ky koalicion ka programin më të mirë dhe më të qartë se partitë e tjera”. ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për programin ekonomik të këtij koalicioni si rritja e pagës minimale deri në 350, rritjen ekonomike 6 për qind, uljen e taksave për bizneset.
Hasani para qytetarëve ka treguar edhe si si i kanë marrë masat mbrotjëse sa ka qenë ministër i Tregtisë.
“Me këto vendime. Qytetarët i nderuar kryeministër të janë shumë falënderues për këto vendime”, ka thënë Hasani.