Bajram Hasani, Ish kryetar i Nisma Socialdemokrate, Dega në Gjilan, nga i cili subjekt u largua ditë më parë, ka kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Hasani, që një kohë ishte edhe ministër në qeverinë Haradinaj, iu bashku subjektit në të cilin pikërisht kryeministri është lider, me këtë rast ai ka shkruar në profilin e tij se rrugëtimin politik të tij, bashkë edhe me bashkëpunëtorët e tij, do ta vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ja postimi i tij:
Të dashur miq
Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.
Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.
Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!