Trajneri i Bajernit, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë mundësinë që klubi i tij të kërkojë shërbimet e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Në javët e fundit vazhdimisht po spekulohet se argjentinasi mund të largohet nga Camp Nou.
Transferimi i Neymar dhe lëndimet e shumta të 26-vjeçarit në kohën e fundit, kanë nxitur thashetheme se Barca është e interesuar ta shesë yllin kryesor.
Dhe padyshim që shumë klube janë të interesuara për nënshkrimin e tij, por kushti është se ato duhet të jenë klube të pasura.
Ndër to, janë përmendur edhe bavarezët, mirëpo trajneri i cili fitoi shumë trofe së bashku me Messin, ka mohuar diçka të tillë.
“Barca është ekipi më i mirë për Leon, jo Bayerni”, ka thënë Guardiola.