Lidhur me çmimin për ekskursionin e nxënësve gjilanas ka reaguar edhe Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. sipas të cilit, për një nxënës, çmimi prej 149 euro vetëm dy netë, jo vetëm që është shumë, por kjo lypë edhe me u hetue!
“Për me lanë përshtypje se janë serioz, nuk e kanë ba 150 euro por 149 euro për ekskursion dy ditor në Shqipëri. Për një nxënës 149 euro vetëm dy netë, jo vetëm që është shumë, por kjo lypë edhe me u hetue”, thotë Azemi.
Ai thotë tutje se është çmim i pa përballueshëm për neve, i lartë edhe për një nxënës, e si ia dalin ata që i kanë dy e tre fëmijë në shkollë?
“Janë shumë edhe 100 euro, sepse familjet tona janë në gjendje të rëndë ekonomike. Edhe 10 euro janë ba të rënda sot. Ne mundemi me rrejt veten e me ia ba qefin partisë, por jemi keq ekonomikisht, madje më keq se edhe në rrethanat e pasluftës”, ka thënë Azemi i AAK-së, për të shtuar se ky rast sikurse asnjë rast tjetër nuk duhet të shmanget nga llupa e drejtësisë. /2LONLINE/