Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Kurti lidhur me deklaratat e fundit të Qeverisë për marrëveshjen e nënshkruar në Washington.
Azemi theksoi se problemi nuk qëndron tek marrëveshja e Washingtonit dhe se marrëveshja nuk i djeg Vetëvendosjes e Kryeministrit Kurti, problemi qëndron se mendësisë së tyre nuk i përshtatet politika amerikane në përgjithësi, e në veçanti politika në raport me Kosovën.
“Kryeminister, Amerikë është kjo, s’je tu komuniku me Ugandë. Problemi nuk qëndron tek marrëveshja e Uashingtonit, as nuk është e vërtetë që i djeg Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti kjo marrëveshje, problemi është se nuk iu përshtatet mendësisë së tyre politika amerikane përgjithësisht, veçmas në raport me Kosovën. Amerika thoshte se Kosova do të bëhet e pavarur, këta nëpër studio deklaronin se Kosova kurrë nuk do të pavarësohet me këta politikanë (të kohës). Kosova u bë e pavarur. Amerika e përgatiste Kosovën për të pasë Ushtrinë e saj, këta thonin se Kosova kurrë nuk do të ketë Ushtri. Kosova u bë me Ushtrinë e saj falë një angazhimi serioz të një kryeministri të përgjegjshëm dhe serioz”.
Postimi i plotë:
Kryeminister, Amerikë është kjo, s’je tu komuniku me Uganë,
Problemi nuk qëndron tek marrëveshja e Uashingtonit, as nuk është e vërtetë që i djeg Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti kjo marrëveshje, problemi është se nuk iu përshtatet mendësisë së tyre politika amerikane përgjithësisht, veçmas në raport me Kosovën.
Amerika thoshte se Kosova do të bëhet e pavarur, këta nëpër studio deklaronin se Kosova kurrë nuk do të pavarësohet me këta politikanë (të kohës). Kosova u bë e pavarur. Amerika e përgatiste Kosovën për të pasë Ushtrinë e saj, këta thonin se Kosova kurrë nuk do të ketë Ushtri. Kosova u bë me Ushtrinë e saj falë një angazhimi serioz të një kryeministri të përgjegjshëm dhe serioz.
Asnjë zyrtarë i Vetëvendosjes nuk guxon të jap deklarata çfardo qofshin ato pa izën e liderit shpirtëror të tyre, Albin Kurtit. Prandaj, kushdo e çfardo që flet e shkruan, në raport me rivalet politik brenda llojit e miqve ndërkombëtarë, e ka lejen e Albin Kurtit, madje në të shumtën e rasteve, iu serviren të shkruara çka me thënë.
Për ta kuptuar edhe më qartë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk e kanë hallin te marrëveshja e Uashingtonit, mjafton me i analizu sa premtime e qëndrime i kanë shkelë brenda tre muajsh. Këta nuk u brengosën që shkuan në takim me Vuçiqin pa e plotësuar as edhe një kusht të vetëm e për të cilat kushte shumë herë e përgjatë shumë viteve janë përgjakë sheshet e Kosovës tu protestu.
Një mendje e shëndosh nuk e arsyeton kërkesën që Amerika me i këqyrë punët e veta e mos me u përzij në Kosovë. /2LONLINE.com/