Gjeneral Rama mori pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane

Gjeneral Rama mori pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, morri pjesë  në Konferencën e Ushtrive Evropiane që u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane për Evropës dhe Afrikë në Wiesbaden të  Gjermanisë.

Konferenca tre-ditore, e mbajtur nga data 15-17 qershor,  u organizua nga shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali James C. McConville, mbështetur nga gjenerali komandues i ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneral Christopher Cavoli.

Në këtë konferencë , përveç gjeneral Ramës, morën pjesë komandantë të lartë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues nga afërsisht 40 vende aleate evropiane dhe partnere të SHBA-së dhe Kanadasë. McConville filloi fjalët e tij të hapjes me një mesazh mirënjohje për vullnetin e dëshmuar për t’u takuar përsëri pasi ngjarja e vitit të kaluar u anulua për shkak të COVID-19.

Fokusi kryesor i konferencës së këtij viti ishte modernizimi i forcave dhe përfshiu diskutime në lidhje me perspektivat rajonale mbi forcat tokësore, ndërveprimin, gatishmërinë strategjike, ndërtimin e kapaciteteve, kërcënimet aktuale dhe ato në zhvillim e  sipër.

Ndër të tjera gjeneral McConville tha se “për të gjithë ne, modernizimi është mundësia më e madhe për forcat tona për t’u bashkuar në luftën për parandalimin e kërcënimeve aktuale”.

 Ndërsa , gjeneral Cavoli theksoi se, Ushtria e SHBA-së ka një program shumë ambicioz të modernizimit tani, sikur edhe shumë nga ushtritë aleate dhe partnere, prandaj nga pjesëmarrësit kërkoi diskutim përmbajtësor dhe të hapur për çështjet përkatëse. 

Në diskutimin e tij, gjeneral Rama, njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e tyre në misione të përbashkëta në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

KOMENTE