Zyrtari për Informim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi ka kërkuar nga kryetari i Gjilanit të dal t’i vizitoi shkollat e Gjilanit për të parë nga afër se në oborret e tyre ka ngrica dhe se kjo është e pafalshme pasi paraqet rrezik për shkollarët.
Duke marr shembull njërën nga shkollat. Azemi tha se nga dyert e hyrjeve në oborre të shkollave e deri te hyrja në objekt, përfshirë edhe shkallet kryesore, janë ne gjendje te tmerrshme, me bore e akull dhe është e pamundshme që shkollarët, 6- 7 e 8-vjeçarët, të mund të kenë kujdes.
“I nderuari kryetar i Gjilanit, është shumë e rëndësishme t’i vizitoni shkollat e Gjilanit, shembull shkollën ‘Abaz Ajeti’ dhe të njihesh nga afër se në çfarë gjendje janë oborret e shkollave nga ngricat. E pafalshme! Nga dyert e hyrjeve në oborre e deri tek hyrja e shkollës, përfshirë edhe shkallët kryesore janë në gjendje të tmerrshme, me borë e akull. Është e pamundur të kenë kujdes 6-vjeçarët dhe 7 e 8-vjeçarët”, thotë Azremi i AAK-së, transemton 2LONLINE.com.
Sipas tij, nuk është sot kjo gjendje. Njëjtë që nga fillimi i reshjeve të borës.
“Prindërit e kanë të domosdoshme t’i përcjellin deri në hyrje fëmijët e tyre, ndërsa kjo nuk është e lejueshme për shkak të situatës me pandeminë. Dilni kryetar, dilni shihnie me që nuk i keni zgjedhë ende drejtorët”, thotë Azemi. /2LONLINE/