Kandidati për Asamble nga radhët e AAK-së për komunën e Gjilanit, Ardian Azemi ka kritikuar Qeverinë Kurti për favorizim të familjeve që përballen me raste tragjike të humbjes së jetëve.
Azemi thotë se të gjitha rastet duhet trajtuar njëjtë, duke përmendur rastin e familjes Matoshi në Gjilan të cilës nuk i janë ndarë mjete.
”Pra, Qeveria duhet të jetë e njëjtë për secilën familje që përballet me raste të tilla tragjike. Janë taksa të qytetarëve dhe kjo nuk varet nga vullneti i asnjë pushtetari,” shprehet ai.
Kandidati Azemi vë në dyshim se kryeministri mund të ketë ndihmuar familjen nga Gjakova për të fituar vota në qytetin e Gjakovës.
”Jam shumë i bindur se sikurse të gjitha rastet, edhe ky i familjes Matoshi do të trajtohet. Përveç kësaj, besoj se Kryeministri nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë duke kalkuluar në vota për kandidaturën në Gjakovë.”
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti ditë më parë ka ndarë 40 mijë euro për familjen nga Gjakova që humbi tragjikisht dy fëmijë nga zjarri. Rast i rëndë i cili na ka shokuar të gjithëve, dhe shumë mirë që i janë ndarë ato mjete familjes.
Por, një rast i ngjajshëm tragjik i ka ndodhur edhe familjes Matoshi nga Gjilani. Musli Matoshit i mbytet djali 6 vjeç, rast ky që na ka shokuar po ashtu të gjithëve.
Pra, Qeveria duhet të jetë e njëjtë për secilën familje që përballet me raste të tilla tragjike. Janë taksa të qytetarëve dhe kjo nuk varet nga vullneti i asnjë pushtetari.
Jam shumë i bindur se sikurse të gjitha rastet, edhe ky i familjes Matoshi do të trajtohet. Përveç kësaj, besoj se Kryeministri nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë duke kalkuluar në vota për kandidaturën në Gjakovë. /2LONLINE.com/