Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan ka thënë se ardhjet e përditshme e të shumta në Aleancë në Gjilan, shpërfaqin dy të vërteta: -Që njerëzit e kanë kuptuar se të tjerat ofetra kanë qenë të rrejshme, mashtruese dhe kryekëput për interesa të ngushta. -Që Aleanca në Gjilan ka një udhëheqje ndryshe, stabile, korrekte, serioze dhe premtuese.
“Askush më askujt nuk i beson symbyllur. Njerëzit refuzojnë të nënshtrohen, të mashtrohen sërish, të vazhdojnë të besojnë në parti të cilat janë dëshmuar të dështuara dhe mashtruese. Gjilani të beson njëherë e dy, por ndëshkimin e ka të rënd, e të cilin do ta shohin të tjerët”, ka thënë Azemi.
Sipas tij, komunat të cilat Aleanca sot i udhëheqë, janë kampione në secilën matje të organizatave të besueshme vendëse e të huaja. Ato po zhvillohen përditë e më shumë, ndërsa Gjilani përorshëm po degradon si pasojë e një mendësie mashtruese politike e me njerëz pa pikë përvoje, përveç të padijshëm.
“Gjilani veçmas, e përgjithësisht Anamorava nuk e harron se kush i solli gjitha projektet kapitale këndej. Aleanca nuk ka folur për këto projekte të cilat i ka përkrahur kryeministri Haradinaj sepse konsideron se këto janë punë me të cilat duhet me u marrë qeveria e kryeministri, por ndonjëherë ajo është e detyruar t’i përmend projektet sepse të tjerët ose bëjnë përpjekje me i përvetësuar, ose siç ka ndodh, i kanë anuluar”, ka thënë Azemi i AAK-së..
Sipas tij, ardhjet e fuqishme në Aleancë do të ndodhin vazhdimisht, shumë publikisht e jo pak privatisht për shkak të frikës nga hakmarrja qoftë e pushtetit aktual, qoftë e partive tjera.
“Njerëzit tanimë e kanë kuptuar adresën e saktë dhe serioze. Gjilanin do ta bëjmë evropian sepse edhe njerëzit i ka më evropianë< thotë Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/