Duke iu referuar raportit të suksesit të nxënësve në fund të gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2022/2023, prezantuar në seancën e të enjtes të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë se një raport i tillë të “len” pa fjalë!
“Në shkollat e Gjilanit janë të evidentuara 178 mijë e 500 mungesa. Të pa notuar janë 49 nxënës e 51 me mbi 3 nota të dobëta, por ama pa e përsëritë vitin askush. A nuk është i çuditshëm ky raport?!”, thotë Azemi i AAK-së.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, kryetari i Gjilanit nuk e ndalë dronin e mashtrimit, e as promovimin e projekteve të promovuara.
“Nuk mbahet praktika në pozitën e kryetarit e të drejtorëve, o njerëz. Aty lypset përvojë e dije, vullnet e ide, guxim e përkushtim”, ka thënë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/