Duke vajtur qendrës së Gjilanit shoh gjithmonë axhën me plis në kokë pranë një lokali, i cili gjatë kësaj kohe të ftohtë qëndron ulur në tokë, me qëndrimin e tij të lypësit, e që dridhet vazhdimisht dhe të prekë thellë në shpirt.
Shkruan: Artan Musliu
Plisi i bardh i cili tani më ka marrë një ngjyrë tjetër prej pluhurit të qytetit që ngritët nga kalimtarët e rastit, disa plotë seriozitet e disa të buzëqeshur, si dhe nga makinat që qarkullojnë në vazhdimësi, atë se pengon edhe pse ka ndikuar ne ndryshimin e tenit të tij dhe plisit që ka marr ngjyrën e dheut.
Unë i veshur e me disa euro në xhep, sa herë që e rastisë plakun lypës me plis dhe me qëndrimin e tij gjithherë në vendin e njëjtë, në largim e sipër pas çdo hapi që bëjë duke u larguar më dhemb shpirti që ai vazhdon të mbetet aty e të dridhet nga të ftohtit.
Kureshtja më vret ta kuptoj pse e gjithë kjo indiferencë qytetare dhe institucionale për lypësin me plis të bardhë!
Shpresojmë që një ditë axha plak me plisin e pluhurosur, të mbajë vërtetë një plis shumë të bardhë.