Me rastin e shënimit të Ditës së Fëmijëve, Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka pritur sot një grup fëmijësh nga shkollat e Komunës së Prishtinës. Takimi i sotëm me fëmijët ka shënuar aktivitetin përmbyllës pas një varg aktivitetesh që bashkëpunëtorët e institucionit kanë mbajtur për një javë rresht nëpër shkolla të ndryshme në disa nga fshatrat e komunave të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe të Gjilanit.
Në këto takime nxënësit janë informuar për misionin e Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, përkatësisht të fëmijëve, si dhe për punën dhe aktivitetet që bën IAP në këtë drejtim, njofton kumtesa nga Avokati i Popullit