“Po më mashtrove një herë e ke fajin ti, po më mashtrove dy herë e kam fajin vet”. Me këtë thënie, e nis reagimin e tij, Avdyl Aliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, i cili ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvnedosje dhe të PDK-së nga Gjilani që nuk votuan për projektin e ujërave të zeza për Gjilanin, transmeton Portali 2LONLINE.com
“Kjo thënie me vlerë jeton gjatë me ne, sa më gjatë që jeton aq më e qëndrueshme dhe më e kuptueshme bëhet. Momente të caktuara dhe situata ndryshme na bëjnë që ta kujtojmë këtë thënie dhe këto raste e arsyetojnë këtë thënie. Fatkeqësisht, sot deputetët e LVV-së dhe të PDK-së nga Gjilani e vërtetuan edhe një herë se sa me vlerë është kjo thënie. Deputetët e LVV-së dhe të PDK-së nga Gjilani nuk votuan për projektin e ujërave të zeza për Gjilanin duke e humbur kështu Gjilani (për momentin) një projekt madhorë me ndikim të drejtpërdrejt në kualitetin e jetës së qytetarëve të komunës sonë”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, qytetarët e Gjilanit e dinë mjaftë mirë peshën e kësaj thënie me vlerë dhe besoj se do ta kenë parasysh në të ardhmen.
“Paradoksale është me të votu Gjilani për me punuar kundër projekteve të Gjilanit. Qytetari i Gjilanit është më i mençur nga se mendojnë politikanët”, ka përfunduar reagimin e tij, Aliu i LDK-së. /2LONLINE.com/