Qytetarë të nderuar bashkëvendës të dashur,
Jam i nderuar të jem kandidat për asamble komunale me qëllimin që të jem zëri juaj në kuvend për të përfaqësuar kërkesat, nevojat dhe projektet që dalin nga vet ju.
Fokusi im është zhvillimi ekonomik dhe kualiteti jetës në përgjithësi.
Si asamblist i ardhshëm, synojë të shtyjë përpara ide që mundësojnë realizimin e projekteve në fushën e agrobiznesit si; kultivimin e prodhimeve të ndryshme bujqësore, përpunimin e tyre, me çka besojë se kjo fushë mund ta rris zhvillimin dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve.
Gjilani posaçërisht fshatrat e saj, falë pozitës dhe natyrës së mrekullueshme, ka potencial të jashtëzakonshëm edhe në zhvillimin e sektorit të turizmit ,siç janë; agroturizmi, ekoturizmi, turizmi rural, e forma të ndryshme të atraksionit, rekreacionit e të tjera.
Kërkoj votën tuaj si një besim për mua, sepse jam i bindur në synimet e mia.
#GJILANI PËR TË GJITHË
#LDK 160
#AVDI AZIRI 32
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/